Sipas radios katalunase “RAC1”, pesë lojtarë të Barcelonës dhe dy anëtarë të stafit trajnues u testuan pozitivë për koronavirus, pasi skuadra iu nënshtrua testeve menjëherë në fillimin e pandemisë “Covid 19”.

“RAC1” pretendon se anëtarët e skuadrës së parë që iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë. Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë. Informacioni i raportuar nga “RAC1” nuk është konfirmuar nga klubi dhe as nuk është paraqitur në ndonjë nga raportet e La Liga për rastet e koronavirusit.

Shpërndaj me

Loading...