Prej gjithsej 294 testimeve të realizuara gjatë 24 orëve në Kosovë, 5 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Ndërkohë, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 874.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë realizuar 15.880 testime për Covid-19, prej tyre pozitive kanë rezultuar 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaj me

Loading...