Francezi Stefan Peterhansell është fitues i etapës së parafundit të relit “Dakar 2020” , që aktualisht po zhvillohet në Arabinë Saudite. Njëri nga favoritet për të fituar titullin, la pas vete garuesin nga Katari, Naser Al Atijah, me vonesë prej 10 sekondave. Ndërkohë lideri aktual në renditjen e përgjithshme është Karlos Sainc, nuk rrezikoi dhe mban epërsinë para konkurentëve të tjerë në prag të etapës së fundit. Spanjolli ka 10 minuta epërsi para Peterhansellit, që do të thot se ka mundësi ideale që të mbyll këtë garë në vendin e parë.

Shpërndaj me

Loading...