fbpx

Futbollisti i Totenhamit, Erik Daer, u pezullua me 4 ndeshje, për shkak të incidentit që ndodhi në fillim të muajit mars, kur sulmoi një tifoz në tribuna, pas disfatës nga Noriçi në FA Kupën e Anglisë. Katër muaj pas incidentit, Daer u ndëshkua për sjelljes të pahijshme.

“Erik Daer është pezulluar më katër ndeshje, një dënim që hyn mënjëherë në fuqi, ndërsa futbollisti duhet të paguajë edhe dënimin në vlerë prej 40 mijë stërlina,” thuhet në kumtesën zyrtare të FA Kupës.

Daer mund të zhvillojë ndeshjen e fundit të Premier Ligës, kundër Kristal Pallasit, ndërsa më parë do të mungojë në sfidat ndaj Bornamautit, Arsenalit, Njukasëllit dhe Lesterit.

Shpërndaj me

Loading...