Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas ndeshjes së barazuar kundër Juventusit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

“Jam krenar me lojtarët e mi. Jemi duke bërë paraqitje të mira dhe skuadra ka cilësi. Kemi luajtur më mirë se një kundërshtar i fortë, por kemi keqardhje për rezultatin. “Penalltia? Na dëmtuan, kemi patur një rast identik dhe nuk na e kanë dhënë. Një faull për Ibrën para penalltisë. Ne na dëmtuan keq sot,” tha pas ndeshjes Pioli.

Shpërndaj me

Loading...