Në shumë vende të Evropës, skuadrat e mëdha kanë arritur marrëveshje për zvogëlimin e pagave të lojtarëve për një kohë të caktuar, derisa të kalojë pandemia e “COVID-19”.

Drejtuesit e PSZH-së kanë dalë me një plan interesant dhe revolucionar për uljen e pagave.

Lojtarët me pagën më të madhe, do të kenë ulje deri në 50 qind, ndërsa për lojtarët tjerë do të përcaktohen në baza mujore, raporton lajmi.net.

Kështu, Nejmar i cili fiton pothuajse 3 milionë euro në muaj, do të humb 50 për qind të pagës, njëjtë edhe Kilian Mbape, Edinson Kavani dhe lojtarët tjerë më të pasur te PSZH.

Skuadra francize këtë plan e ka paraqitur para drejtuesve të Ligue 1, dhe sipas medieve në Francë, udhëheqja e ligës beson se kjo zgjidhje do të ishte ideale për të gjitha skuadrat në Ligue 1.

Uljet do të duken kështu:

50% për lojtarët që fitojnë më shumë se 100,000 euro, në muaj

40% për lojtarët që fitojnë midis 50,000 dhe 100,000 euro

30% për lojtarët që fitojnë midis 20,000 dhe 50,000 euro

20% për lojtarët që fitojnë midis 10,000 dhe 20,000 euro.

Lojtarët, paga e të cilëve është nën 10,000 euro, në muaj, nuk do të humbasin asgjë.

Shpërndaj me

Loading...