fbpx

Qindra ankesa nga mësimdhënësit dhe prindërit për shkak të mos funksionimit të Platformës së Ministrisë së Arsimit. Ndërsa  në shumë shkolla interneti pamundëson qasjen në këtë platformë, në disa tjetra mësimdhënësit tashmë po bëjnë provat e para duke i kujtuar nxënësit se mos prezenca e tyre në mësimin online do të shënohet me mungesa të paarsyeshme.

“Mësuese, çfarë nëse kemi problem të kyçemi në internet? Nëse keni problem të kyqeni në internet do të reagoni te unë. Nëse prindi juaj paraprakisht nuk lajmëron se për shkaqe të arsyeshme nuk jeni prezent në orë. Pra, nëse nuk jeni prezent në orë, përshembull të martën, menjëherë në ditarin amë do të merrni 7 mungesa të paarsyeshme”

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska pranon problemet tashmë të krijuara me funksionimin e Platformës. Ajo kërkon mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve dhe shton se fillimi i vitit shkollor do të shoqërohet me problem teknike.

Mbrëmë janë dhënë edhe instruksione shtesë që të krijohen klasa në një pjesë tjetër të platformës që më lehtë të mund të kyqen. Vlerësoj se proceset do të zhvillohen dhe do të kemi sfida edhe në periudhën e ardhshme. Ftoj edhe prindërit edhe mësimdhënësit, fëmijët, drejtorët, kryetarët e komunave që këtë proces ta kalojmë bashkë. Nuk do të jetë e lehtë, e kemi thënë që në fillim, periudha e përgatitjes ishte e shkurtër. Mirëpo, kemi bazë të themi se viti shkollor do të filloj në formë të organizuar dhe në këtë mënyrë do të kemi qasje deri te një proces arsimor që do të jetë i mirë”-tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov kërkoi zgjidhje për dyfishin e orëve dhe kuadër shtesë në rast se do të lejohet mësimi tërë ditor në shkolla.

Është herët të zbulohen detajet, ka disa mundësi të cilat mund ti diskutojmë. Nuk është korrekte ti tregojmë tani opsionet që janë në lojë. Është e pamundur që me atë kuadër që posedojnë shkollat të kënaqen nevojat për realizim të mësimit, posaçërisht nëse vendoset edhe për mësimin tërë ditor. 50 orë mësim gjatë javës është e opsion i  papranueshëm”-tha Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Më 1 tetor, mësimin online duhet ta ndjekin nxënësit e shkollave që nuk siguruan leje për mësim me prani fizike. Të shtunën, më 26 shtator, Ministria e Arsimit aktivizoi Platformën kombëtare për mësim nga distanca përmes faqes së internetit www.schools.mk. Në të tashmë janë vendosur video udhëzime, doracak dhe përmbajtje të tjera.

 

Melihate Rustemi              

Shpërndaj me

Loading...