Megjithëse partnerë në jetë dhe kolegë në muzikë, të pakëta janë bashkëpunimet e Vesa Lumës dhe Big Bastës. Të mos themi që këngët e tyre numërohen me gishtat e njërës dorë.

U bënë më shumë se 3 vite nga projekti i tyre i fundit i përbashkët, i titulluar “Boom” dhe fansat e kishin pritur prej kohësh një surprizë.

Lajmi i bukur është se Vesa dhe Big Basta e kanë mbajtur premtimin!

Duket se karantina e ka frymëzuar dyshen, e cila e ka përgatitur këngën e re dhe është gati ta lançojë. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja, teksa i është përgjigjur një ndjekësi në InstaStory:

“Një këngë me Big Basta duam ne, se të dy keni talent në fusha të ndryshme e do jetë super bombë.”-janë fjalët e fansit që Vesa ia kthen:

“Këtë këngë që na keni kërku aq gjatë, në në fund e kemi gati! Se nuk i harrojmë premtimet”

Ende nuk është bërë publike titulli i projektit apo një datë publikimi, ndaj duket se duhet të presim edhe disa ditë më shumë.

Shpërndaj me

Loading...