fbpx

Sidoqoftë në fund të ditës mbetet përgjegjësia juaj që puna të bëhet siç duhet, prandaj hidhini një sy këshillave më poshtë.

  1. Ti je e disponueshme në çdo moment dhe kjo ndoshta ngarkon axhendën tuaj.

Të punosh nga shtëpia duket qejf, por në fakt s’është dhe aq. Ti nuk e lë kurrë “fizikisht zyrën” kur punon nga shtëpia dhe në një mënyrë apo tjetrën duhet t’i përgjigjeni kërkesës së punëdhënësve, pavarësisht orës. Eshtë sfiduese dhe mund të jetë e lodhshme, por jeni ju që duhet t’i vini përparësitë e punës suaj. Listoni çfarë mund të presë dhe çfarë jo.

  1. Vendosi ti parametrat e kohës

Të punosh nga shtëpia vjen me vendime të reja dhe është mirë të keni një axhendë në mendjen tuaj. Mos u shpërqëndroni gjatë orarit të punës. Kujtoni që s’mund t’i bëni të gjitha në të njëjtën kohë, kështu që planet pas orarit të punës.

  1. Ji koherent me pritshmëritë në lidhje me punën nga shtëpia

Edhe pse po punon nga shtëpia duhet ta kesh të qartë cilat janë detyrat e tua dhe çfarë pritet nga ty.

4.Fokusohuni tek gjërat që keni në dorë

Mungesa e informacionit shpesh mund të shkaktojë probleme në koordinim dhe jo vetëm. Çfarë është në dorën tuaj, kërkon seriozitet.

  1. Krijo një “zyrë” në shtëpi

Të duhet qetësi dhe hapësira jote. Për disa njerëz është shumë e rëndësishme kjo, prandaj ditët e para të punës nga shtëpia janë tmerr. Krijoni ambientin tuaj. Një tryezë të vockël në dhomë, një dritë qetësuese dhe një njoftim që të mos hyjë askush.

Shpërndaj me

Loading...