fbpx

Sipas të dhënave financiare nga “The Forbes”, Poll Pogba dhe Aleksis Sançez, janë futbollistët më të paguar për kohën e kaluar në terren. Pogba fiton 23 mln euro në vit dhe për një minutë në terren ka arkëtuar 37 mijë euro, ndërsa Sançez që ka pagë vjetore prej 24.6 mln euro, për 10 orë të futbollit në këtë sezon, ka fituar 41 mijë euro për një minutë në terrenin e gjelbër.

Ndërkohë në sportet tjera, dominon Konor Mekgregor që ka arkëtuar 42 mln euro për një sezon, ose për një sekond të kaluar në “octagon”, irlandezi ka fituar 700 mijë euro.

Shpërndaj me

Loading...