fbpx

Drejtoria e policisë financiare ka ngritur kallëzime penale ndaj 11 personave fizik dhe 14 subjekteve juridike për përvetësimin e 2.4 mln euro nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. I dyshuari i parë është Olgica Mladenovska, e cila në fund të vitit të kaluar, u pushua nga puna, pas 30 vitesh pune në FFM. Mes të dyshuarve është edhe ish presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski dhe një punjonjës tjetër që ka ndërmjetësuar në nxjerrjen e parave nga Mladonovska.

“Me veprat inkriminuese, personat e raportuar fizik dhe juridike, nga 1 janari të vit 2015, e deri më 10 tetor të vitit 2019, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar rreth 146 milion e 770 mijë denarë, me të cilën kanë dëmtuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë,” thuhet mes tjerash në komunikatën e Drejtorisë së policisë financiare.

 

Shpërndaj me

Loading...