fbpx

Posta e Maqedonisë mbeti pa qarkullim pagesor pas falimentimit të “Eurostandard Bank”. Duhet menjëherë të nënshkruhet marrëveshje me ndonjë bankë tjetër, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Postës, Ejup Rustemi. Për shkak të marrëveshjes së lidhur me bankën e falimentuar, nga sot, në Postë nuk mund të paguhen faturat e energjisë elektrike, shërbimet komunale, pagesa e pensioneve dhe asistencës sociale. Rustemi thotë se tani Qeveria dhe Banka Popullore e kanë radhën të gjejnë zgjidhje.

Shpërndaj me

Loading...