Premier Liga po mendon të mbyllë kampionatin e këtij sezoni, duke ndjekur shembullin e Belgjikës. Lajmin bëhet i ditur nga Pierpaolo Marino, shefi ekzekutiv i Udinezes. Kujtojmë që klub italian ka të njëjtë pronarë me Uotfordin, kësisoj, Marino duket e bindur se kampionati nuk do të rifillojë.

“Federata belge ka sanksionuar fundin e kampionatit të saj, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga UEFA. Anglia po bëhet gati të publikojë një vendim të ngjashëm pasi situata atje po bëhet shumë e rëndë. E kam fjalën për Premier Ligën. Ne duhet t’i shmangemi këtij rreziku, nuk ka rëndësi se sa kohë do na duhet. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për atë të vjetrin”, u shpreh Pierpaolo Marino.

Shpërndaj me

Loading...