E përditshmja britanike “Daily Mail”, shkruan se Premier Liga do të nis më 12 dhe 13 shtator dhe ky lajm është dhënë një ditë para takimit mes klubeve të Premier Ligës , të cilët duhet të përcaktojnë protokollin dhe datën e saktë për të nismën e sezonit të ri.

Mirëpo edhe përpos krizës, Premier Liga synon të kthehet në fushën e lojës edhe pse një numër i lojtarëve kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa lojtarë si Troj Denei i Uatfordit dhe N’Golo Kante i Çellsit kanë refuzuar të kthehen në stërvitje shkaku i frikës se mund të infektohen.

Ndërkohë nëse ndodh edhe ndonjë suspendim tjetër shkaku i infektimeve me koronavirus, atëherë mund të ndodh që autoritetet të detyrohen ta anulojnë sezonin aktual, në tentim për ta respektuar vendimin për nisjen e sezonit të ri.

Shpërndaj me

Loading...