Me recetën e Ligave të tjera evropiane, Premier Liga, pas video konferencës të skuadrave angleze ka sjell vendimin që të kampionati të shtyhet për një kohë të pacaktuar, ose futboll nuk do të luhet deri sa të sigurohen kushte optimale për lojë. Poashtu është sjell propozimi që të bisedohet me të gjithë futbollistët në Premier Ligë për uljen e pagave të tyre për 30 për qind.

“Klubet në Premier Ligë unanimisht kanë rënë dakord që të kërkojnë nga lojtarët e tyre që të hjekin dorë nga 30 për qind të ardhurave të tyre. Liderët e Premier Ligës janë në kontakt me Asociacionin e Futbollit dhe sindikatën e futbollistëve, ndërsa të shtunën do të organizohet një takim I përbashkët, në të cilën do të ketë edhe disa vendime në këtë drejtim,” thuhet në kumtesën e Premier Ligës.

Kjo do të thot se Premier Liga nuk do të mund të nis edhe në fillim të muajit maj, siç ishte paralajmëruar më parë, ndërsa se sa do të zgjas kjo pauzë varet edhe nga pandemia “Covid 19”.

Shpërndaj me

Loading...