Me fitoren 3:1 ndaj Brajtonit në kuadër të xhiros së 34-të të Premier Ligës, Liverpuli ka vendosur një tjetër rekord. Pasi siguruan vendin e pare, në shtatë xhiro para përfundimit të sezonit, Liverpulli bëhet klubi i parë që arrin më së shpejti 30 fitore brenda një kampionati. Skuadra angleze këtë e arriti pas 34 ndeshjeve, duke regjistruar edhe dy barazime e dy humbje.

Në historikun 132 vjeçarë të Premier Ligës, asnjë klub nuk ka arritur një gjë të tillë me një numër kaq të vogël të ndeshjeve. Tani Liverpuli synon edhe një tjetër të arritur të madhe, të kalojë numrin e 100 pikëve në këtë sezon.

Shpërndaj me

Loading...