“Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 infermierë të cilët arritën nga Shqipëria”, deklaroi presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ne po përballemi me një moment shumë të vështirë për rajonin dhe vendin tonë, dhe do kemi parasysh se ka në botë edhe kombe që po na gjenden me një ndihmë të fortë e cila në këtë moment është shumë e domosdoshme”, shtoi ai.

Kjo ndihmë do të jetë një përforcim i rëndësishëm për strukturat tona të qytetit të Breshias, që siç e dini janë më të impenjuarat në luftën ndaj COVID-19″, shtoi Fontana.

Shpërndaj me

Loading...