fbpx

Presienti i UFC-së, Dana Uajt, ashtu sikurse e gjithë Amerikë, ka hyrë në vetizolim për shkak të virusit “Covid 19”, që ka “pushtuar” anembanë botën.

Numri 1 i arteve marciale mikse shprehet se pavarësisht kësaj ai ende po punon që ky sport të mos ndalet, por të vazhdojë përpara, duke menduar për eventin e madh UFC-249.

“Po ia kaloj mirë në shtëpi me familjen dhe fëmijët e mi, duke bërë gjëra që i kishim harruar. Kështu mund të vazhdoj përjetësisht nëse duan. Gjithsesi, dal 2-3 herë në ditë nga shtëpia për të vijuar punët e mia. Më duket sikur po fshihem apo jam me kancer. Po fshihem sikur jam një person me rrezikshmëri të lartë për këtë virus. Mendoj se ky virus do të largohet si në rastet kur sëmuremi me grip. Nuk kam frikë, ma sillni këtu. Coronavirus, eja më merr”, tha mes tjerash Dana Uajt.

Shpërndaj me

Loading...