Solidariteti i njerëzve në kohën e pandemisë ndihmon shumë dhe në zbutjen e situatës së krijuar.

Një mësuese e ciklit të ulët në COnnecticut, ShBA po kujdeset për vëllanë e porsalindur të njërit prej studentëve të saj.

Të dy prindërit e këtij studenti u shtruan në spital pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. Mamaja mori në telefon mësuesen për t’i kërkuar ndihmë për tu kujdesur për foshnjën 1 muajshe.

Të dy prindërit e fëmijës nuk kanë mundësi që të kujdesen për të, ndaj Neyseli i porsalindur do të qëndrojë me të.

Luciana Lira është shprehur për CNN se ajo shpreson që mamaja të shërohet sa më shpejt.

“Neysel duhet të kthehet sa më parë tek familja e tij”.

Gjendja e tyre shëndetësore duket se është rënduar, teksa të dy prindërit janë të intubuar.

Mësuesja shprehet se është e lumtur që e ndihmon çiftin në këtë kohë të vështirë.

“Më jep gëzim fakti që ata më besuan mua që të kujdesem për fëmijën. Do e bëj me gjithë qejf.”

Shpërndaj me

Loading...