Për motive të panjohura në parkun e qytetit në Prishtinë janë rrahur në mes vete disa persona shtetas sirianë dhe marokenë.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull sirian ku i njëjti është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Kosovapress/

Shpërndaj me

Loading...