fbpx

Robert Berisha mbahet në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë. Tashmë pas 14 ditësh qëndrimi atje, pritet që Robertit t’i kryhet testi për koronavirusin, dhe për të parë nëse është pozitiv apo negativ çka do t’i japë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e tij.

Ai këtë e ka njoftuar përmes një fotografie në instastory, ku shkruan: “Nesër testin, ishalla negativ se kshu boll pozitiv jom”.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, mes të cilëve edhe vetë këngëtari i cili sapo ishte kthyer nga SHBA. Në karantinë ndodhet edhe menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, i cili po i kalon këto ditë i izoluar.

Shpërndaj me

Loading...