fbpx

Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve dhe zvogëlimi i procedurave burokratike, janë kërkesat kryesore të komunitetit të biznesit, për një bashkëpunim më të madh ekonomik me vendet fqinje. Një shqetësim i veçantë është emigrimi i të rinjve dhe mungesa e personelit profesional. Bashkëpunimi ekonomik me Serbinë është i mirë, por duhet të punohet më shumë, thonë përfaqësuesit e odave ekonomike të dy vendeve.

Çështja e resurseve njerëzore është sfida më e madhe për të gjithë ne në rajon, dhe mendoj se duhet të merremi me atë çështje shumë më tepër në të gjitha nivelet. Në vitet në vijim duhet të përballemi me efektin negativ të gjithçkaje, që ndodhi vitet e kaluara në atë fushë- deklaroi ZHIVKO MUKAETOV -kryetar i Odës Ekonomike.

“One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë pas tre muajsh nuk po funksionon siç duhet, d.m.th ka ende kontrolle nga të dyja anët. Duhet ende kohë për ta rregulluar të gjithë sistemin, thotë ambasadorja serbe.

Edhe ne dëgjojmë se ka ankesa, se në Preshevë-Tabanovc nuk po funksionon siç duhet. Nuk mund të themi se është perfekt apo ideal, mund të jetë sfida më e madhe për ne kur të fillojë sezoni. Rreth qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve përgatitemi që procesi të përshpejtohet. Mendimi im personal është se ekziston perspektivë dhe se One Stop Shop do të funksionojë siç synohet, por padyshim që na duhet më shumë kohë- tha DUSHANKA DIVJAK-TOMIQ- Ambasadore e Republikës së Serbisë.

Duke folur për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Llojan-Miratoc, i cili doli si një ide nga takimet e Mini Shengenit, ambasadorja serbe thotë se nuk duhet të pritet të ketë përfitim të rëndësishëm ekonomik, por më shumë është në dobi të popullatës lokale.

Andrea Çobanova 

Shpërndaj me

Loading...