fbpx

Producenti i njohur kosovar, “Cricket”, ka publikuar vetëm pak orë më parë 5 këngë remix që do të kthehen në hite. Kësaj here, ai ka vendosur të na sjellë një version të ri të këngës së famshme “Pa Fat” të kënduar nga Sinan Vasaliu dhe Nora Istrefi, me autor Ilir Beranin.

Para pak muajsh Cricket paralajmëroi publikimin e tij “Nostalgji”. Pjesë e albumit janë edhe 4 hite të tjera që producenti i ka publikuar në Youtube. Këngët që janë rikthyer në hite të pavdeksshme si “Faleminderit”, “Ëndërrat”, “Dashuria” vijnë në një version mjaft ritmik, tipik veror.

Kënga “Faleminderit” është bashkëpunim me Dj Dagz e Pm e Numen, ndërsa kënga e pestë është “Gemstones” me Lui$a.

Të gjitha këngët janë publikuar tashmë në YouTube.

Shpërndaj me

Loading...