fbpx

Mazhoranca dhe opozita përplasen përsëri për propozim buxhetin e vitit të ardhshëm. Për VMRO DPMNE-në buxheti nuk është real pasi me të njëjtin synohet të blihen votat për zgjedhjet e 12 prillit. Deputeti zoran Iliovski akuzoi pushtetin si të paaftë për shpenzimet kapitale. Për mazhorancën, buxheti i vitit 2020 është zhvillimor. Deputetja e LSDM-së Keti Smileska tha se qytetarët ende paguajnë kamata nga huat e pushtetit të kaluar.

Krahasuar me të gjitha vitet e kaluara, në mënyrë të bindshme shihet se janë bërë shpenzimet më të ulëta kapitale nga kjo Qeveri. Edhe për këtë vit ka premtuar 420 ka realizuar 120 milion euro. Nga të hyrat të cilat i ka premtuar se do i grumbullojë përmes tatimeve, i mungojnë 170 milionë euro”-tha Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.

Atje ku ju morët hua në vlerë prej një miliardë euro, na futët në borxhe me kamatë prej 360 milion euro. Respektivisht për një bono në euro prej 175 milion euro, vetëm për kamata duhej të kthejmë 86 milion euro. Ja në këtë mënyrë na futët në borxhe”-pohoi Keti Smileska, LSDM.

Shpërndaj me

Loading...