fbpx

Për të shtatën ditë me radhë po mbahen protesta antiqeveritare në Sofje.

Demonstruesit u tubuan sot pasdite rreth orës 17:00 sipas kohës lokale dhe pritet që protesta të vazhdojë deri natën vonë, lajmëruan mediumet bullgare. Është përforcuar prania e policisë në kryeqytetin bullgar.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov e hodhi poshtë kërkesën e presidentit Rumen Radev, që qeveria e tij e koalicionit, e përballur me protesta masovike antiqeveritare, të japë dorëheqje.

“Dorëheqja e kësaj qeverie nuk do ta përmirësojë situatën”, tha Borisov para takimit të qeverisë dhe i bëri thirrje opozitës të ndihmojë në tejkalimin e krizës.

Ai paralajmëroi se pasojat nga pandemia ndaj ekonomisë bullgare do të jenë shumë serioze dhe tha se në samitin e BE-së, të premten, do të angazhohen që Bullgaria të marrë ndihmë financiare nga fondi për rikuperim nga kriza e koronës, që duhet të paraqesë 750 milairdë euro (857 miliardë dollarë amerikanë).

Mijëra bullgarë protestojnë me ditë nëpër rrugët e Sofjes, duke kërkuar dorëheqjen e Borisovit dhe kryeprokurorit të shtetit, duke i akuzuar për korrupsion dhe sjellje mafioze. Protestat, ndërkohë, u zgjeruan në qytetet bregdetare Varnë dhe Burgaz si dhe Pllovdiv në jug.

Protestat filluan pasi që kryeprokurori Ivan Geshev urdhëroi bastisjen e kabinetit të presidentit dhe arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të Radevit.

Geshev e akuzoi Radevin për sjellje jokushtetuese, duke “cicëruar” se e ka shkelur pavarësinë e gjyqësisë dhe ka kryer presion ndaj prokurorisë.

Protestat i mbështetë Partia socialiste opozitare, votat e së cilës në vitin 2016 e sollën Radevin president. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë caktuar për në mars të vitit të ardhshëm./MIA/

Shpërndaj me

Loading...