Kampionati italian vazhdon të jetë i pezulluar, shkak i përhapjesë së pandemisë “Covid-19”. Në fazën e restartit kërkohet fillimisht edhe protokolli për ndeshjet, i cili sipas Serie A, do të publikohet deri më 28 maj.

‘Corriere della Sera’ shkruan se FIGC do të studiojë protokollin për ndeshjet ndryshe nga protokolli për stërvitjet.  Më pas, protokolli do t’i dorëzohet qeverisë për shqyrtim, dhe kjo pritet të bëhet gjatë javës tjetër (e enjte). Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi, i cili pra pritet të arrijë deri më 28 maj më së largu.

Ndryshe me parashikimet e fundit, më 12 deri 20 qershor pritet të rinis kampionati italian, por ka akoma gjëra të pazyrtarizuar, përfshirë edhe vet datat.

Shpërndaj me

Loading...