Megjithëse lart e poshtë aludohet prej kohësh për një lidhje të Loredana Zefit me reperin gjerman, Zunën, duket se reperja shqiptare e ka sërish mendjen tek ish-partneri, Mozzik.

Mbrëmjen e kaluar, fiks në orën 23:59 ajo lançoi bashkëpunimin e ri me Zunën të titulluar “Ti je e imja”, ndërsa fill pas këngës na ka habitur me postimin në InstaStory.

Loredana publikoi një foto të ish-partnerit, Mozzik, i cili shfaqej me të bijën ende të vogël, teksa qëndronin të dy të shtrirë në shtrat.

Reperja e ka shoqëruar foton me një zemër të madhe të kuqe dhe s’po dimë ç’të mendojmë më pas këtij veprimi!

Më herët, ajo e quajti Mozzik babain e fëmijës së saj, ndërsa Zunën partner në biznes, ndërsa rrjeti është bërë tashmë lëmsh nga këto veprime e deklarata të Loredanës.

Megjithëse herë pas here në llogarinë e saj reperja ndan foto të Mozzik, ky i fundit nuk ka reaguar asnjëherë duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre s’mund të kthehen si dikur.

Shpërndaj me

Loading...