Në fazën përpara mesnatës, truri nis riorganizimin dhe lëkurë hyn në procesin e rigjenerimit dhe qetësimit. Historia moderne e Hirushes e rishkruan orarin kur duhet të braktisësh festat e të jesh në shtëpi në shtrat. Sipas ekspertëve tani, ky orar është spostuar në 22.30: kjo konsiderohet ora më e mirë për lëkurën.

Me pandeminë dhe izolimin, shumë panë sesa qetësuese është të biesh për të fjetur më shpejt dhe të përfitosh nga mundësia e një gjumi më të gjatë.

“Ritmi cirkadian ndihmon në sinkronizimin e lëvizjes dhe funksionimit të secilës qelizë në trup me nivelet e dritës dhe errësirës në mjedis. Kur drita bie nën një nivel të caktuar, ajo i dërgon një mesazh gjëndrës pineale përmes syve, dhe çdo qelizë në trup fillon të rregullojë funksionet e saj “, thote Dr. Nerina Ramlakhan, autore e librit “Si të kapërceni problemet e gjumit”.

Sipas ekspertes, mesnata është ora X për tu respektuar gjithmonë, por ora 22.30 duhet të jetë qëllimi ideal.  «Faza 90-minutëshe para mesnatës është një nga më të fuqishmit e gjumit, sepse është periudha në të cilën trupi rigjeneron veten. Ai përtërihet në të gjitha nivelet – fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe, besoj, edhe shpirtërisht. Pjesa e parë e gjumit është një fazë rikuperimi », shpjegon ajo, duke shtuar se nga ora 23:00 deri në 4:00 të mëngjesit, është koha kur dyfishohet prodhimi i qelizave të lëkurës.

Shpërndaj me

Loading...