fbpx

Interesimi i PSZH-së për Ismail Benaser nuk është fshehur asnjëherë, dhe ata tani po rrisin interesimin e tyre, për transferim për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 22 vjeçar nga Algjeria është blerë nga Empoli në gusht të vitit 2019 për 16 milionë euro, dhe tashmë vlerësohet sa dyfishi i kësaj.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij në vlerë prej 50 milionë euro, por gjithashtu raportohet se nuk do të jetë aktive deri në qershor të vitit 2021. PSZH është me nxitim, pasi beson se Benaser është çelësi për të rindërtuar mesfushën e tyre për të ardhme. Milani ka hjedhur poshtë ofertën e parë në vlerë prej 30 mln euro.

Shpërndaj me

Loading...