fbpx

Një spektakël i dhuruar në ‘Stade de France’ mes PSZH dhe Lionit nuk tregoi fitues në finalen e Kupës së Ligës, deri sa erdhi koha për ekzekutimin e penalltive. Paris Sen Zhermeni dhe Lioni kanë luajtur baras 0:0 në 120 minuta lojë, për t’i lënë gjithçka në dorë lotarisë së penalltive.

Di Maria kishte mundësinë të zhbllokonte sfidën në minutën e 119’, por Rafael ndërhyu për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Neymar nuk u tregua i saktë nga gjuatja e lirë, për të bërë që pas një ndeshje u u treguan tetë kartonë të verdhë dhe një i kuq, të shkohet në penallti.

Në ekzekutimin e penalltive më të qetë ishin skuadra e PSZH (6:5) , të cilët edhe siguruan kështu trofeun e Kupës së Ligës. Traore ishte fytyra tragjike duke gabuar nga pika e bardhë.

Me këtë trofe në sirtar, PSZH ka fituar të tri trofetë e mundshëm në futbollin francez këtë edicion. Lioni mbetet jashtë Evropës.

Shpërndaj me

Loading...