Çifti më i komentuar i momentit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, po kalojnë disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë. Në rrjete sociale nuk kanë munguar foto të ndryshme nga plazhi, duke treguar aktivitetet e ditës së tyre.

Tashmë që lidhja është bërë publike, Sara dhe Ledri nuk i fshehin më as momentet e ëmbla së bashku nga ndjekësit. Bukuroshja ka ndarë në InstaStory një moment tepër të ëmbël me reperin, i cili ka mbështetur kokën tek supi i saj.

Teksa shijon suksesin e albumit të tij më të ri “10/10”, Ledri ka vendosur të relaksohet me partneren e zemrës, ndërkohë që rrjeti zien nga lajmi se atado të bëhen prindër për herë të parë.

Thuhet se Sara është në muajin e tretë të pritjes së ëmbël dhe në jetë do të vijë një vajzë. Megjithatë, këto lajme ende nuk janë konfirmuar nga çifti.

Shpërndaj me

Loading...