fbpx

Vetëm 10% e shfrytëzuesve të masës së Qeverisë “TVSH-ja Ime” do marrin para nga shteti, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Për opozitën, kthimi i premtuar i këtij tatimi përfundon si fiasko për pushtetin sepse, në vend se shuma e premtuar para zgjedhjeve prej 500 euro në vit, qytetarët do mund të marrin vetëm nga 1 mijë denarë në çdo tre muaj. Nga Ministria e Financave thonë se 16 600 qytetarë tashmë kanë marrë para nga kthimi i TVSH-së, ndërsa gjithsej janë paguar 21 milionë denarë. Deri në mbarim të javës së ardhshme pritet të paguhen të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogaritë fiskale, por pagesa do bëhet për tremujorin e parë. Në nivel mujor mbi 180 mijë qytetarë skanojnë llogaritë e tyre, ndërsa shuma që do e marrin varet nga lartësia e llogarive që i kanë skanuar.

Shpërndaj me

Loading...