Qeveria prej sot nis procesin për lëshimin e eurobondit të ri. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Oliver Spasovski. Informacionet të cilat i siguroi Alsat thonë se shteti do të marrë borxh prej minimum 800 milionë euro ndërsa norma e interesit që për momentin diskutohet është rreth 4,5%. Nga ministria e financave nuk zbulojnë detaje me sqarimin se lëshimi i eurobondit është informacion i ndjeshëm. Ata thonë se do të japin detaje për publikun pas përfundimit të procesit.

Shpërndaj me

Loading...