Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme pritet të vendos rreth ri-programimit të buxhetit. Debati i mbrëmshëm ka kaluar me shumë debate rreth shkurtimeve dhe rialokimeve të mundshme të buxhetit. Alsat mëson se qeveria synon të shkurtojë 6.5 miliard denarë. Ato do të ri-destinohen në kuadër të masave ekonomike në ndihmë të biznesit lidhur me virusin korona. Ndërkohë  Qeveria përfundimisht ka hequr opsionin  e shkurtimit të pagave të administratës.

Mbledhja e Qeverisë do të filloj në ora 11:30 minuta. Lidhur me vendimet e qeverisë të cilat do të miratohen gjatë mbledhjes së sotme do t’ju njohim më gjerësisht edhe në lajmet e orës 16:00, 19:00 dhe 23:00.

Shpërndaj me

Loading...