Edhe pse për çdo ditë policia gjobit qytetarët që nuk mbajnë maska, vazhdon të jetë i lartë numri i personave që nuk e respektojnë këtë masë. MPB thotë se gjatë ditës së djeshme qindra qytetarë janë gjobitur për mos mbajtje të maskës.

MPB:

“Lidhur me masat, për mos mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 585 shkelje”

Qytetarët shprehen për Alsat se masa për mbajtjen e maskave duhet të respektohet patjetër. Disa thonë se lartësia e gjobave është e arsyeshme, të tjerët mendojnë se duhen dënime më të ashpra.

“Edhe më të ashpra duhet të jenë masat dhe dënimet. Edhe më të rrepta, për shkak se vetëdija jonë, disiplina dhe kultura siç duket është në nivel të ulët”

“Mirë është, e kanë bërë 20 euro dënimin, se mos me qenë dënimi të gjithë pa maska dhe do të infektohet njerëzimi”.

“Mendoj se nuk jemi të vetëdijshëm për rrezikun që kemi. Gjithsesi nëse mbrohemi vetë, i mbrojmë të tjerët rreth nesh”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e shtetit 337 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 62 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetë izolim.

Mefail Ismaili

Shpërndaj me

Loading...