Skuadra e Rabotniçkit sot iu nënshtrua testeve për “Covid 19”, pas së cilës zhvilloi edhe stërvitjet individuale. Ekipi mobil i spitalit “Axhibadem” ishte në selin e skuadrës së Rabotniçkit, duke kryer testet e “Covid 19” për futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë anëtarët e klubit.

 

Me këtë rast munguan një pjesë e futbollistëve të huaj dhe trajneri Ratko Dostaniq, që duhet të bashkohen me ekipin gjatë javës së ardhshme, në koordinim me protokollin dhe masat lehtësuese për shtetasit e huaj.

Pas kryerjes së testeve për “Covid 19”, futbollistët nën drejtimin e ndihmës trajnerit Bazhe Iljoski kryen stërvitjen individuale, duke respektuar protokollin për mbajtjen e distancës.

Shpërndaj me

Loading...