fbpx

Skuadra e Reabotniçkit është një ndër ekipet e parë që ka shpalosur planin e përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore, të cilat i ka planifikuar të zhvillojë para nisjes së sezonit të ri. “Romantikët” do të qëndrojë në Shkup deri më 13 korrik, pas së cilës do të shkojnë në përgatitjet bazike në Ohër. Sfida e parë në këtë periudhë do të jetë më 11 korrik ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa më 18 korrik do të sfidojnë Pelisterin në Ohër. Më 24 gusht, Rabotniçki përballet me Tikveshin, ndërsa një ditë më vonë, do të takohet me Shkëndijën në Tetovë. Ndërkohë më 1 gusht është sfida finale para nisjes së sezonit të ri, por ende nuk është caktuar kundërshtari.

Shpërndaj me

Loading...