fbpx

Tenisti numër 2 në ranglistën botërore, spanjolli Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun “US Open”, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht. Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti spanjoll, i cili ka zbuluar se frika nga koronavirusi e ka shtyrë të tërhiqet nga pjesëmarrja në këtë garë.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në ‘US Open’ këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me ‘Covid-19’ po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Tuitter.

Kujtojmë se përveç Nadalit, në këtë turne nuk do të marrë pjesë as zvicerani, Roxher Federer, i cili është operuar dhe nuk do të mund të luajë deri në fillim të vitit tjetër.

Shpërndaj me

Loading...