fbpx

Trajneri gjermane Ral Ragnik në një intervistë të dhënë për “Süddeutsche Zeitung”, shpjegoi në një mënyrë mjaft të thjeshtë arsyet e dështimit të marrëveshjes paraprake që kishte arritur me Milanin.

“Atje po shkonte gjithçka mirë, ndaj nuk kishte pse të shkoja unë. Do të ishte një veprim aspak i zgjuar, po të shkoja te Milani në një moment aq të mirë për klubin. Edhe nëse më vendos në anën e kuqezinjve, do të bëja pyetjen, pse duhet ndërruar trajneri i një skuadre që po bënte shumë mirë dhe që mori 9 fitore e tre barazime që prej rifillimit të kampionatit”, deklaroi Rangnick.

Në fillim të këtij viti u fol gjatë për emërimin e gjermanit Ralf Rangnick në pankinën e Milanit dhe mediat në Itali e në Gjermani këmbëngulnin për një marrëveshje të arritur mes palëve, por më pas gjithçka u sfumua me një vendim të drejtuesve të kuqezinjve në mesin e muajit korrik.

Shpërndaj me

Loading...