fbpx

Është arritur marrëveshja që Ralf Rangnik, të bëhet trajner i Milanit sezonin e ardhshëm. Kështu raportojnë mediat italiane dhe dyshimi i vetëm mbetet se sa shumë autoritet do të ketë në Milan. “Sky Sport Italia”, “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews.it”, të gjithë raportojnë se Rangnik do të ketë kontroll të plotë në skuadër, në stafin mjekësor dhe në transferime. Numri një i klubit, Ivan Gazidis, tashmë e ka njoftuar edhe Paolo Maldinin për ardhjen e gjermanit. Për të mos e shkarkuar Maldinin, pasi rolin e tij do ta marrë gjithashtu trajneri i ri, atij i është afruar pozita e ambasadorit që me shumë mundësi legjenda e kuqezinjve do ta refuzojë. /Front Online/

Shpërndaj me

Loading...