Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me platformën e bërë publike këtë të premte nga Presidenti Ilir Meta dhe dërguar palëve që në prill të këtij viti lidhur me koordonimin për cështjet që janë në interes të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka shkruar në rrjetet sociale se Presidenti nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, ndërsa ka shtuar se është kurdoherë i gatshëm që të ulet në tavolinë me Metën dhe opozitën për t’i disktuar pikat për integrimin e vendit. Platorma e presidenti Ilir Meta dërguar kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha përmban 14 pika dhe fokusohet dy shtylla kryesore siç janë Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore.

 

Shpërndaj me

Loading...