Kapiteni I Real Madridit, Serhio Ramos, ishte autor i golit të fitores të “mbretërve” ndaj Getafes, pas së cilës, Reali ka 4 pikë epërsi para Barcelonës, në 5 javë para mbylljes së sezonit në La Liga. Ramos festoi në mënyrë më të bukur paraqitjen e 450-të në fanellën e Realit, duke shënuar golin e fitore dhe duke u rreshtuar në pozitën e 5-të të futbollistëve me më shumë paraqitje te Reali. Para tij janë Santiljana me 416 ndeshje, Kasiljas me 510, Sançiz me 523 dhe Raul Gonzales me 550 ndeshje në fanellën e Realit.

Shpërndaj me

Loading...