fbpx

Milot Rashica ka thënë se kualifikimi i Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian është një ëndërr e gjithë atyre që janë të lidhur me Kosovën. Ylli i Verder Bremenit, ishte i ftuar në ‘NIN’, ku ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së tij, te skuadra gjermane dhe kombëtares së Kosovës.

I pyetur nëse kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Evropian është ëndrra e tij e madhe, Rashica u përgjigj se ajo është një ëndërr e të gjithëve.

“Kualifikimi në EURO 2020 nuk është vetëm ëndrra ime e madhe, është ëndrra e madhe e të gjithëve”, ka deklaruar Rashica.

Djaloshi nga Vushtrria ka shtuar se atmosfera në ekipin kombëtar mbetet e mirë, dhe se mezi presin ribashkimin./lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...