Asnjë futbollist i Premier Ligës nuk ka rezultuar pozitiv me virusin “Covid 19” nga fundit i testimit. Një total prej 1 130 lojtarësh dhe personel u testuan në raundin e katërt, duke i bindur më shumë autoritet për rinisjen e planifikuar më 17 qershor.

“Premier Liga mund të konfirmojë se me 28 maj, dhe 29 maj, 1130 lojtarë dhe pjesëtar të stafeve të klubevet u testuan për Covid-19. Nga këto, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitive. Premier Liga po ofron këtë informacion të grumbulluar për qëllime të integritetit të konkurrencës dhe transparencës. Nuk do të jepen detaje specifike për klubet ose individët dhe rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të testimeve. Raundi aktual i testimit ishte më i madhi me rreth 60 testime për secilin klub,” thihet në njoftimin e drejtuesve të Premier Ligës.

Ndërkohë 3 raundet e mëparshme, të përfunduara midis 17 majit dhe 26 majit, zbuluan gjithsej 12 raste pozitive nga 2 700 teste gjithsej.(S.S)

Shpërndaj me

Loading...