fbpx

KF Drita duhej që në Zvicër të zhvillojë ndeshjen finale të paraeliminatoreve për Ligën e Kampionëve ndaj Linfild, mirëpo fakti se lojtari Hamdi Namani rezultoi pozitiv me koronavirus, bëri që takimi të anulohej. Kjo për shkak të rregullave që aplikon Zvicra, pasi rregullorja e UEFA-s është e qartë se nëse një futbollist rezulton pozitiv, atëherë ai izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës zbret në fushë normalisht. Zvicra kërkonte karantinim për 10 ditë të gjithë futbollistëve, e në këtë formë Drita u kthye në Kosovë, ndërsa tashmë është në pritje të një vendimi nga ana e UEFA-s se si do të procedohet me këtë sfidë.

Reagimi i Dritës:

“Klubi jonë FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane. Me tu marrë ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet dhe ne të kthehemi në Kosovë. UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfield FC do të vendoset sot (12.08.2020) nga Komisioni i Disiplines së UEFA-s. Rregullat e UEFA-s ishin të qarta që nëse një lojtar rezulton pozitiv, ai do të izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për të cilën gjë është dashur qe të mendojë mirë organizatori i kompeticionit, që mos te na shfaqen probleme të tilla. Klubi jone FC DRITA është tejet optimist që do të gjendet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të dëmtohet asnjë skuadër,” thhet në kumtesën e KF Drita.

Shpërndaj me

Loading...