fbpx

Skuadra e Real Madridit ka vuajtur shumë kundër Granada-s, por në fund ia doli të merrte 3 pikë, pasi që triumfuan me 2-1 me golat e Mendit dhe Benzemës. Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Markis mposhti Tibo Kurtuan.  Në vijim e sfidës, vendasit u munduan me mish e me shpirt të fitonin pikë por megjithatë fati ishte në anën e Realit. Skuadra e Zinedin Zidanit tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë. Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.

Shpërndaj me

Loading...