fbpx

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Man. Siti, presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të përqendrohet përsëri te numri 10 i Juventusit. Mediat në Spanjë raportojnë se numri një i madrilenëve është gati të hjek dorë nga 2 futbollist që të afrohet shumës prej 100 mln euro, që kërkohen nga Juventusi. Në këtë plan, madrilenët janë gati të sakrifikojnë Iskon ose Toni Kroos.

Nga ana tjetër, Juventusi është në pritje të vendimit të Ronaldos, i cili është dëshpëruar nga eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve. Në rast se portugezi largohet, “Zonja e Vjetër” nuk do të fillojë bisedimet për shitjen e Dibala-s. Perspektivat, gjithashtu për arsye financiare, mund të ndryshojnë nëse CR7 vazhdon me ngjyrat bardhezi.

Shpërndaj me

Loading...