Mediat në Spanjë raportojnë se skuadra e Real Madridit ka ofruar 4 futbollist për të marë mesfushorin e Man. Junajtedit, Poll Pogba. Mediat shkruajnë se në këtë listë janë emrat e Hames Rodriguez, Martin Odegard, Lukas Vaskez dhe Brahim Diaz.

Sipas të përditshmes “The Sun”, skuadra angleze vazhdon të insistojë se Pogba nuk është për shitje. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer është i prirë të mbajë Pogban në skuadër, duke e rikthyer në formacionin e parë, kur Premier Liga është gati që të rifillojë. Solskjaer dëshiron të provojë se si do të funksionojë Pobga me Bruno Fernandes, i cili i është bashkuar skuadrës angleze në merkaton e janarit.

Shpërndaj me

Loading...