Një ditë pas deklaratës optimiste të Kryeministrit Oliver Spasovski për realizimin e madh të investimeve kapitale, shifrat treguan se për pesë muajt e parë të këtij viti ato janë vetëm 18.5 përqind nga e planifikuara. Dje, Spasovski pohoi se dinamika e realizimit është edhe me një ritëm të përshpejtuar, por shifrat tregojnë se institucionet nga janari deri në maj kanë shpenzuar vetëm 59 milion nga 317 milion eurot e planifikuara. Lista e Ministrisë së Financave ka më shumë se dhjetëra institucione që kanë rreth 0 përqind investime kapitale.

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronës nuk e pengoi realizimin e investimeve kapitale, por përkundrazi, projektet kapitale vazhduan të kryhen me dinamikë të përshpejtuar. Ne po ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë në situata emergjente me projekte të rëndësishme për nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër teknik i RMV.

Më pak realizim ka pasur Ministria e ekonomisë me 0.85% realizim ose të shpenzuara vetëm 19 mijë nga 1.9 milionë eurot e planifikuara. Ministria e vetëqeverisjes lokale ka shpenzuar vetëm 520 euro nga 158 mijë eurot e planifikuara. Qeveria ka realizuar vetëm 8.31% nga investimet kapitale, ndërsa Ministria e transportit 18.55%.

Alsat kërkoi përgjigje nga zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska për realizimin e dobët prej 2% më shumë se mjetet e planifikuara vitin e kaluar në pesë muajt e parë. Në përgjigjen me shkrim nga Carovska thuhet:

Kjo është për shkak të kushteve të pavolitshme të motit për realizimin e punëve ndërtimore, ndërsa ky vit nuk na ndihmoi pasi ndodhi kriza me Korona virusin dhe kishte ngecje të caktuar në realizimin e disa projekteve ku nevojitet angazhimi i më shumë njerëzve”

Paratë e parapara për investime kapitale, parashikojnë ndërtimin e shkollave, kopshteve për fëmijë, spitaleve, rrugëve, gazsjellësit, hekurudhave etj.

 

Andrea Cobanova

Shpërndaj me

Loading...