fbpx

Në përvjetorin e 70-të të garave në Formula 1, piloti i skuadrës “Red Bull”, Maks Vertaspen, u ndal në vendin e parë në pistën “Silverstoun” në Britaninë e Madhe. Verstapen e nisi garën nga pozita e katërt dhe me taktikën e ndrrimit të gomave, arriti që të ndalet në vendin e parë, duke lënë pas pilotët e skuadrës “Mercedes”, Luis Hamilton dhe Valteri Botas.

Në vendin e katërt u ndal Sharll Lekler nga Ferrari, para pilotit tjetër në Red Bullit, Aleksander Allbon dhe dy pilotët e “Rejsing Pointit”, Stroll dhe Hulkenberg. Pikë të reja arkëtuan edhe Okon, Norris dhe Kijat. Gara e ardhshme do të zhvillohet në Spanjë , më 16 gusht.

Shpërndaj me

Loading...